LAJMI I FUNDIT:

Enis Kervan pranon detyrën e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Enis Kervan pranon detyrën e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së), u mbajt ceremonia e dorëzim –pranimit të detyrës së Ministrit të Zhvillimit Rajonal.

Enis Kervan pranoi detyrën nga Fatos Qerimi, Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.


Me këtë rast, Qerimi e njoftoi Kervan me të gjitha sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si Ministri e re dhe punën që është bërë.

Qerimi i dorëzoi Kervan gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e Ministrisë. /Telegrafi/