Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Enis Bytyqi, ka prezantuar sot (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Kthehu” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet artisti në bashkëpunim me Gesko.

Screenshot 9 5 Enis Bytyqi (Foto: YouTube)

Ky i fundit u përkujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkaq i është besuar Martin Flindt, me videoklip të veçantë e paraqitje të mahnitshme skenike.

Enisi përndryshe prej vitesh së bashku me familjen është zhvendosur në Gjermani. /Telegrafi/