Ka dy muaj që përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për formimin e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore. Megjithatë ende asnjëra nga këto parti nuk ka propozuar emrat e anëtarëve të këtij komisioni. Nga opozita thonë se me reformën zgjedhore synojnë trajtimin mbi rolin dhe formën e zgjedhjes së presidentit, zonat zgjedhore si dhe numërimin e votave në mënyrë elektronike.
Reforma zgjedhore është përmendur vazhdimisht, pothuajse papërjashtim nga të gjitha partitë politike.
Megjithatë në kryesinë e kuvendit ende nuk janë propozuar emrat e anëtarëve për komsionin ad-hoc për reformën zgjedhore.
Partitë shohin probleme të ndryshme se cila është arsyeja që nuk po ec përpara ky proces.
Për partinë që pretendonin ta bënin presidentin shefin e tyre, Ramush Haradinajn, pikërisht posti presidentit është një ndër temat që presin ta trajtojnë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të shqyrtojnë edhe mundësinë që votat të mos numërohen fizikisht por në mënyrë elektronike.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), presin që ky proces të nisë fillimisht, e më pas të marrin qëndrim për çështjet e propozuara.
Për dallim prej tyre nga partia më e madhe në vend nuk janë përgjigjur mbi pikat që synojnë në raport me reformën zgjedhore.
RTV Dukagjini gjatë javës ka tentuar të marr një qëndrim nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, por e njëjta nuk është përgjigjur.
TELEGRAFI sh.p.k. Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.34, Prishtinë, Kosovë info@telegrafi.com 038 224 093 - +383 48 222 355
Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.