LSDM-ja vazhdon të heshtë lidhur me kushtet e partive shqiptare dhe Platformën e përbashkët. Partia e dytë me numër më të madh të mandateve, sot nuk deshi të komentojë as ndryshimin e qëndrimeve të BDI-së dhe reduktimin e çështjeve për të cilat partia e Ahmetit nuk pranon të negociojë me cilëndo parti nga blloku maqedonas për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Socialdemokratët mbeten në qëndrimin se ata nuk janë mandatarë dhe nuk mund të komentojnë asnjë veprim të partive të tjera. Megjithatë nënshkruesve të deklaratës së përbashkët nuk u ka tërhequr vëmendje mos përfshirja e disa pikave të kësaj platforme në mesin e çështjeve për të cilat nuk negocion BDI. Sipas Lëvizjes Besa deklarata e përbashkët nuk është shkelur, ndërsa nuk përjashtohet që e njëjta të shkelet pas marrëveshjes që BDI dhe OBRM mund të arrijnë marrëveshje për qeverinë e re.
”Ajo që bën përshtypje në këtë vendim është fakti që nuk është përmendur askund deklarata e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni. Megjithatë nuk do të paragjykojmë në këtë kohë dhe do të shohim se si do të ecin punët tutje. Nuk do të kisha thënë se është shkelur platforma. Mbase mund të përmendet në marrëveshjen qeveritare që ata do ta lidhin me OBRM-në. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim” – tha për Alsat-M, Zeqirja Ibrahimi, Deputet i Lëvizjes Besa.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët duke mos komentuar veprimin e BDI-së dhe anashkalimin e pikave nga Platforma e përbashkët, thanë shkurt se deklarata është bazament për fillimin e negociatave me bllokun politik maqedonas.
”Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë konsekuente në qëndrimet e saj. Deklarata e përbashkët e partive shqiptare për ne si Aleancë është një bazament për fillimin e negociatave me bllokun politik maqedonas” – bëjnë me dije nga Aleanca për Shqiptarët.
PDSH e cila deri më tani nuk ka komentuar deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, nuk komentuan as ndryshimin e qëndrimeve të BDI-së. Platforma e përbashkët e partive shqiptare e nënshkruar pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, përfshin pika të cilat BDI ditë më parë nuk i vuri në listën e cështjeve për të cilat nuk do të negociohet. Platforma përfshin buxhetin e barabartë, arritjen e barazisë ekonomike dhe mirëqenies shoqërore dhe mbi gjitha zbardhjen e plotë të proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'