LAJMI I FUNDIT:

Enca thotë se të dashurit dhe burrat e grave që flasin keq për të, po i shkruajnë mesazhe private

Enca thotë se të dashurit dhe burrat e grave që flasin keq për të, po i shkruajnë mesazhe private
Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft kontroverse herë pas here në disa postime të saj në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se di t’iu kundërvihet njerëzve që flasin keq për të dhe këtë nuk heziton ta bëjë me anë të llogarisë së saj të ndjekur në Instagram.

Së fundmi, 23-vjeçarja publikoi në InstaStory një status të shkurtër, i cili mesa duket vjen si irritim i saj mbi disa femra që kanë folur për të.


Enca Haxhia realizon poza provokuese në shkëmbinjtë e bregdetit gjatë pushimeve
Lexo po ashtu Enca Haxhia realizon poza provokuese në shkëmbinjtë e bregdetit gjatë pushimeve

Këngëtarja e hitit “Bow Down” shkruan se disa prej femrave që thonë gjëra të këqija në drejtim të saj, për fatin e tyre të keq janë ato të cilat partnerët e tyre i shkruajnë fshehurazi Encës.

Foto: Enca/InstaStory

“Sa herë që një bushtër e qelbur flet për mua, burri/dashnori/dashuri i saj është në mesazhet e mia, duke mu lutur t’i ulem në fytyrën e tij. Përulni veten qelbësira, përpara se unë ta bëj”, ka shkruar Enca në InstaStory.

Ajo nuk tregoi se me kë e kishte në veçanti, megjithatë duket të jetë e indinjuar me ato që ka dëgjuar të fliten rreth saj.

Enca përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj dhe nuk ka treguar ende nëse ka në plan ta bëjë. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/Instagram