Ajo çfarë mund të tingëllonte si një bashkëpunim i çuditshëm, tashmë ka ndodhur!

Këngëtarja Enca Haxhia dhe këngëtari Muharrem Ahmeti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, ndonëse të dy i takojnë rrymave të ndryshme muzikore.


"Hajde" titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit pop folk.

58468797 660269151084023 6851892647391551520 n e1558106720613

Vija melodike është punuar nga vet Enca dhe Muharremi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur tërësisht Enca.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Enca vjen me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese.

Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Shqipëri. /Telegrafi/