Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, e ka bërë të qartë shumë herë se i pëlqen të udhëtojë.

Një prej destinacioneve të saj më të preferuara padyshim që mbetet Dubai - vend të cilin e ka vizituar mjaft shpesh.


Së fundmi, ajo ka shkuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të kaluar disa ditë të mira pushimi në këtë periudhë.

339508907 244139504723953 1631008763222527835 n

Enca e cila ka një ndjekje të madhe fansash në rrjetet sociale, nuk ka nguruar që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga vizita e saj në qytetin e ngrohtë aziatik.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një seri fotografish, ku shihet teksa shijon jetën luksoze në Dubai.

339677078 968908597801102 2045643223723253343 n

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa ende nuk ka paralajmëruar diçka të re. /Telegrafi/

339806467 198698079560388 6704212074526237007 n

339340694 986464112348786 5076311453741781963 n Foto: Enca Haxhia/Instagram