Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, prej muajsh ka konfirmuar lidhjen me masazherin afrikan, Mickey Neblett.

Çifti po shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë kësaj kohe Neblett ndodhet në Shqipëri.


Ata po shijojnë disa ditë të mira pushimi në Dhërmi, ndërkohë që nuk kanë munguar me disa imazhe të përbashkëta.

Screenshot 1 26 Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë artistja e famshme që ka ndarë një imazh përkrah të dashurit në InstaStory.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Suavele” ia ka mbuluar fytyrën me një zemër të madhe ngjyrë kafe.

Screenshot 2 20 Foto: Screenshot/Instagram

Pavarësisht se morën kritika të shumta për romancën e tyre, ata nuk po ngurrojnë që të shfaqin dashurinë publikisht.

Enca ndryshe këtë kohë ka sjell dhe një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, i cili u prit mirë nga fansat e publiku. /Telegrafi/

Screenshot 11 7 Foto: Screenshot/Instagram