Në një letër të hapur ata kanë kritikuar presidentin e Serbisë se “ka heq dorë nga Kosova pasi ka lejuar vendosjen e EULEX-it”.

Ndërkaq, kanë thënë ata, Qeveria e Serbisë ka heq dorë edhe nga plani gjashtë pikësh pasi më ai as që përmendet.

“Ai plan është i vdekur dhe ishte prezantuar sa për të mashtruar opinion serb”, thuhet në letrën e hapur të udhëheqësve serbë nga Mitrovica, dërguar presidentit të Serbisë Boris Tadiq. /rtk/