Kërkim-faljen e bëri deputeti Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i lëvizjes nuk ka qenë uzurpimi i Kuvendit, por parandalimi i ratifikimit të asaj marrëveshje të dëmshme për Kosovën, transmeton KTV.

Ai ka pranuar se ndoshta atë ditë mund të jenë bërë edhe gabime.


“Pikërisht ka qenë rasti i ambasadores amerikane, por edhe ndonjë ambasadori tjetër të cilët nëse kanë përjetuar ndonjë situatë të pakëndshme, ne iu kërkojmë falje. Por, duke e analizuar dëmin e marrëveshjes, na është dukur e arsyeshme të veprojmë në atë mënyrë dhe nuk po them se nuk ka pasur edhe ndonjë gabim”, citohet të ketë thënë Konjufca. /Telegrafi/