Kjo bëhet e ditur në analizën e bankës zvicerane UBS, sipas të cilës dy vendet për shkak të krizës botërore ekonomike, kanë planifikuar që në një afat më të gjatë ta shtyjnë obligimin për vendosjen e euros si mjet pagesor.

“Autoritetet në Poloni panë se në periudhë të krizës sa shpëtimtare mund të jetë valuta kombëtare”, bëhet e ditur në raportin e UBS-së.


Ndonëse Qeveria polake përgatitej që ta futë shtetin në të ashtuquajturin vend të pritjes për euron “ERM 2”, analistët e bankës zvicerane janë të bindur se Polonia do ta ndjekë shembullin e Suedisë, e cila me vite të tëra nuk heqë dorë nga krunat e veta.

Anketat e fundit e konfirmojnë këtë mendim, meqë 53 për qind e polakëve konsiderojnë se vendosja e euros do të reflektohet negativisht mbi buxhetin e tyre vendor.

Njëherësh në Çekinë fqinje gjithnjë e më shumë rritet euro-skepticizmi, për shkak të cilës arsye gjithnjë e më pak hapen debatet që të mos ketë vendosje të euros.

Guvernatori i sapoemëruar çek, Mirosllav Singer, është kundërshtar kategorik i hyrjes së shtetit në Eurozonën, qëndron në analizën. /Makfaks/Telegrafi/