LAJMI I FUNDIT:

Emrat e markave dhe modeleve të veturave që më së shpeshti shkruhen gabimisht në internet

Emrat e markave dhe modeleve të veturave që më së shpeshti shkruhen gabimisht në internet

Shumë emra të veturave janë gabimisht të shkruar, e këto janë disa prej shembujve më interesant.

Markën Hyundai përdoruesit e internetit zakonisht e shkruajnë gabimisht, raporton portali Confused.com. Brendi jugkorean është shkruar gabimisht në një mesatare prej 2.25 milionë herë në muaj në makineri të ndryshme kërkuese, transmeton Telegrafi.


Për studim portali ka analizuar kërkimet globale dhe ka filtruar kërkimet e shkruara për marka dhe modele të përfshira në studim.

Hyundai në muaj është shkruar gabimisht si Hundai (799 mijë kërkime në muaj). Shpesh në Google i kërkon si Hyndai (454 mijë herë), Hyundia (202 mijë) dhe Huyndai (182 mijë herë).

Volkswagen është marka e dytë më e madhe në botë me një mesatare prej 1.156 milionë kërkime të gabuara. Wolksvagen (309 mijë herë) është kërkimi më i shpeshtë, i pasuar nga Volkswagon (306 mijë herë),W (142 mijë herë) dhe Volkwagen (104 mijë herë).

Brendi i dytë gjerman, Porsche gjendet në vendin e tretë me 1.1 milionë gabime. Prodhuesi i veturave sportive shpesh shkruhet gabimisht si Porche, e më pas Porshe, Porsh apo Porsch. /Telegrafi/