LAJMI I FUNDIT:

Me emocione dhe entuziazëm 445 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës

Me emocione dhe entuziazëm 445 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës

Në një ceremoni të mbajtur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, janë diplomuar 445 kadetë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 59-të, ndër të cilët 345 janë meshkuj dhe 100 femra të komuniteteve të ndryshme.

Pas përfundimit të ceremonisë, të sapo diplomuarit shprehën emocionet dhe krenarinë e thellë për angazhimin e tyre të ri në shërbim të qytetarëve të Kosovës.


Fitim Bela nga Ferizaj, një nga policët e rinj, shprehet: “Po ndihem shumë mirë, pas sfidave që kemi kaluar gjatë trajnimit. Të jesh në shërbim të qytetarëve pa dallim është ndjenjë e veçantë”.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Fitim Bela

Drin Azemi gjithashtu ndau ndjenjat e veta, duke e përshkruar si të papërshkrueshme kënaqësinë e të qenit pjesë e Policisë së Kosovës, ndërsa Antigona Hoxha nga Gjakova shtoi se është një nder dhe kënaqësi të i shërbejë popullit të saj, me shpresën që detyrën ta kryejë me dinjitet dhe ndershmëri.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Drin Azemi

“Shumë mirë dhe shumë krenare. Është nder dhe kënaqësi me i shërbyer popullit dhe shpresoj që me kry me dinjitet dhe ndershmëri këtë detyrë. Jemi shumë krenarë që jemi pjesë e Policisë së Kosovës, shpresoj që të ju bëjmë krenar”, tha Hoxha.

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik
Lexo po ashtu Ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, Osmani: Pesë policë tanë po mbahen peng nga një shtet shovinist, përgjigja më e fuqishme jeni ju dhe ky grup multietnik

Shaban Kurti nga komuniteti ashkali theksoi vlerën e mësimeve të reja dhe përgatitjen e tyre fizike dhe psikike, duke besuar se do të shërbejë komunitetit dhe vendit në mënyrën më të mirë të mundshme.

I sapodiplomuari në Policinë e Kosovës, Shaban Kurti

“Është kënaqësi e veçantë që diplomuam si Policë të rinj. Po besoj që do t’i shërbejë komunitetit tem dhe vendit tim në mënyrë sa më të mirë të mundshme. Besoj që ja ka vlejtë shumë, kemi mësu shumë sene të reja dhe jemi përgatitur si fizikisht dhe psikikisht”, komuniteti ashkali, Shaban Kurti.

Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj
Lexo po ashtu Policisë së Kosovës i shtohen edhe 445 policë të rinj, Kurti: Nderoni uniformën dhe punën tuaj

Të emocionuar ishin dhe familjarët e policëve të rinj. Axha i Drin Azemit, Bajram Azemi tha se diplomimi i djalit të vëllait të tij e ka kthyer në periudhën kur ai ishte ushtar i UÇK-së.

Bajram Azemi, axha i sapodiplomuarit në Policinë e Kosovës, Drin Azemi

“Jam mixha i Drin Azemit, emocionet janë të papërshkrueshme sepse vetvetiu diplomimi i të rinjve është siguri komplet për Kosovën. Unë po e shoh veten sepse edhe vet kam qenë ushtar i UÇK-së dhe po më duket sikur unë në atë kohë, tash ky po e jep”, ka thënë Bajram Azemi.

Edhe prindërit e Gjeneta Adiqi nga komuniteti ashkali thanë se ndjehen shumë të lumtur që vajza e tyre është pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Naser dhe Shyhrete Adiqi, prindërit e sapodiplomuarës në Policinë e Kosovës, Gjeneta Adiqi

“Jemi më të lumtur në jetë sot që fëmijë jonë Gjeneta Adiqi është bërë pjesëtare e Policisë së Kosovës”, ka thënë prindi…fshati Magur Komuna e Lipjanit, Naser Adiqi dhe Shyhrete Adiqi ashkali.

Ndryshe, në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe shumë zyrtarë të institucioneve të sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori