Emma Roberts duket se po ecën ngadalë në lidhjen e saj të re me Cody John.

Aktorja 31-vjeçare ka qenë më parë në një lidhje me Garret Hedlund, me të cilin ka djalin Rhodesin, por tani thuhet se është në lidhje me aktorin tjetër Cody.


Ajo madje thuhet se po përgatitet ta prezantojë atë me djalin e saj, edhe pse aktorja është shumë 'e kujdesshëm' para se ta takojë të birin me njerëz të rinj.

63348769 11303829 image a 35 1665504366185

“Emma dhe Cody po i marrin gjërat ngadalë. Ata janë në lidhje prej dy muajsh, por Emma është e kujdesshme kur është në pyetje për të takuar djalin e saj me njerëz të rinj, por ajo e di se dita do të vijë së shpejti”, tha një burim për E!News.

Ky burim vazhdoi  duke thënë se ylli i “Scream Queens” e adhuron personalitetin e Codyt dhe dyshja kanë shijuar kalimin e kohës së bashku.

63349409 11303829 image a 52 1665505532751

“Ai është me të vërtetë qesharak dhe ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku”, tha ky burim.

Në fillim të këtij viti, u pretendua se aktorja e “Unfabulous” pas ndarjes së saj me Garret po fokusohej te amësia.

63348779 11303829 image a 36 1665504389828

“Ajo po largohet nga ndarja me Garrett dhe është në një vend të mirë. Ajo është e lehtësuar në disa mënyra, por edhe e trishtuar që erdhi deri te kjo, është e fokusuar të jetë një nënë e shkëlqyer dhe të bëjë një mënyrë jetese të shëndetshme”, tha një burim atë kohë.

Vetëm dy muaj pas ndarjes së tyre, Garret shkroi një dedikim për aktoren dhe partneren e tij të mëparshme për Ditën e Nënës dhe e falënderoi atë që solli në jetë djalin e tyre.

63348775 11303829 Just the three of us Emma was seen with Cody and a male pal m 53 1665505558550

Ndërkohë, aktorja 31-vjeçare mbesa e aktores Julia Roberts është tani fytyra e markës së këpucëve “Crown Vintage” teksa mahniti në një koleksion imazhesh të reja për kompaninë.

Roberts po bashkëpunon me markën për dizajnimin dhe kurimin e asortimenteve të produkteve të ardhshme për sezonin pranverë, verë dhe vjeshtë 2023.

63072585 11303829 Family ties Emma with aunt Julia Roberts at to the Los Angeles P a 31 1665504099846

Fushata krijuese me Roberts u xhirua në gusht në Los Angeles. Ai përfshin një koleksion imazhesh dhe videosh të Roberts duke sjellë në jetë markën.

“Crown Vintage”, një markë e plotë e këpucëve familjare që përfshin çanta dhe aksesorë. /Telegrafi/

63072205 11303829 Crowned Roberts Roberts is collaborating with the brand on the d a 26 1665504099837