LAJMI I FUNDIT:

Emilija Rexhepi bëhet pjesë e Grupit parlamentar të AAK-së

Emilija Rexhepi bëhet pjesë e Grupit parlamentar të AAK-së

Deputetja e grupit të deputetëve 6 plus, Emilija Rexhepi të hënën i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.


“E vlerësojmë si shenjë të rritës sonë parlamentare dhe një mundësi më shumë që zëri ynë të jetë edhe më fortë në Kuvend. Njëkohësisht edhe mbështetje më e madhe për Qeverinë Haradinaj.

Mirë se erdhe, Emilija Rexhpi”, ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/