LAJMI I FUNDIT:

Emilija Rexhepi i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Nuk keni bazë për ta dërguar Kurtin në Kushtetuese

Emilija Rexhepi i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Nuk keni bazë për ta dërguar Kurtin në Kushtetuese

Lista Serbe ka paralajmëruar që do të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese nëse formohet qeveria Kurti 2.

“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri”, ka thënë Igor Simic në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Kurti 2.

Sipas tij me 11 deputetë, Listës Serbe i takojnë dy ministri e jo një. Simiq ka deklaruar se me këtë rast është bërë shkelje e Kushtetutës.


“Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, theksoi mes tjerash ai.

Ndërkohë ndaj këtij pohimi të Simic ka reaguar deputetja e radhëve të minoriteteve, Emilija Rexhepi.

Ajo ka thënë se asnjë parti të minoriteteve nuk i takojnë më shumë se një ministri në rast se nuk i kanë të paktën 12 deputetë.

“Lirisht mund ta dërgoni në Kushtetuese por nuk keni bazë”, ka thënë ajo.

Emilija Rexhepi u propozua nga Kurti si Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Lajme
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Lajme
Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje

Lajme
“U hap kutia e Pandorës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës

“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori