Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi që ka fituar edhe mandatin e deputetes ka deklaruar se do të mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re.
Partia e re Demokratike nga radhët e boshnjakëve, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës.
Rexhepi u shpreh e bindur se Kurti do të ketë fuqinë për të formuar qeverinë e re, duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate në Kuvend.
“Unë kam qenë zëvendëse e kryeministrit Albin Kurti, besoj që e kam respektuar dhe e kam çuar në vend këtë besim të dhënë. Mendoj që do të vazhdoj me këtë besim. Duhet të presim rezultatet zyrtare. Kryeministri Albin Kurti si kryetar i LVV-së do të jetë mandatar, sepse LVV-ja është fituese. Dhe me ligj ata janë mandatarët e formimit të qeverisë”, ka deklaruar Rexhepi.
“Jam e sigurt si e njoh unë Kurtin, nuk do të jetë i varur nga Lista Serbe. Dhe që rezultati që ka fituar do të jetë i suksesshëm. Ne kemi pasur qeveri që me 20 apo 30 deputetë ka formuar qeveri. Andaj kur ke një rezultat prej 48 deputetësh, atëherë ke një force për krijimin e qeverisë. Andaj kam besim plotë që zoti Kurti e ka fuqinë dhe mundësinë të krijojë qeverinë së bashku me partitë tjerë të komunitet tjera, apo edhe të partive shqiptarëve që nuk duan të jenë destruktive, dhe që duan të kontribuojnë në bashkëpunim”.
Nuk mund të jenë vetëm parti domosdo. Mund të jenë individë që kalojnë (tek VV-ja). Sepse kemi përvojë nga e kaluara. Ka kolegë të partive të tjera që janë të gatshëm për bashkëpunim”, ka thënë Rexhepi.
E pyetur nëse do të mbështeste një mandatar nga opozita në rast të dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë, ajo u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”.
“Kjo është përgjigja ime shkurt sepse jam e sigurt që Albin Kurti do ta formojë qeverinë. Dhe e dyta nga një prizëm tjetër, nuk jam nga ata që e ndërrojnë karakterin apo principin brenda nate. Të jesh zëvendëskryeministër dhe të vish nga komuniteti boshnjak nuk ka enë praktik, aty ka qenë gjithmonë ndonjë serb. Nuk është kjo kategori kushtetuese. Dhe si rezultat i Listës Serbe dhe partive shqiptare, gjithmonë zëvendëskryeministri ishte nga komuniteti serb. Dhe tani unë që vije nga komunitet boshnjak, dhe që kam marrë këtë pozitë nuk do të ishte fer që të ia bëj kryeministrit këtë. Kam qenë parimore dhe me partitë tjera. Fuqia elektorale që Kurit ka me mbi 300 mijë vota, është një besim i madh që ka marrë brenda shteti tonë. Dhe kjo dëshmon që duhet të ec përpara me një njëri të tillë”, ka thënë Rexhepi në Debat Plus.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës