LAJMI I FUNDIT:

Emil Jakimovski shkarkohet nga puna në Regjistrin Qendror

Emil Jakimovski shkarkohet nga puna në Regjistrin Qendror

Drejtoresha e Regjistrit Qendror Marija Boshkovska Jankovski, ka marrë vendim që ta largojë nga puna Emil Jakimovskin, pasi siç thonë nga Regjistri, ai ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave nga marrëveshja kolektive e Regjistrit Qendror.

Për Jakimovskin në periudhën e fundit ka pasur raporte se përmes internetit ka kërcënuar gazetarët dhe drejtoreshën e Regjistrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Paraprakisht nga Regjistri qendror informuan se për shkak të prishjes së rendit të punës dhe disiplinës, si dhe kërcënime ndaj të punësuarve në këtë institucion kundër Jakimovskit është hapur procedurë disiplinore, por se nuk ka vendim sepse ai tani më disa muaj është në pushim mjekësor.

Maqedoni, hakohet faqja e Regjistrit Qendror në Facebook
Lexo po ashtu Maqedoni, hakohet faqja e Regjistrit Qendror në Facebook

Siç kumtuan, në periudhën e fundit në MPB ka pasur shumë denoncim nga të punësuar në Regjistrin qendror për shkak të kërcënimeve nga personi i njëjtë, ndërsa denoncim ka parashtruar edhe drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska Jankovski.

Nga Regjistri Qendror dje kumtuan edhe se faqja e tyre në rrjetin social Facebook është hakuar dhe janë lutur që përmbajtjet të cilat do të publikohen nga ajo faqe, qytetarët t’i injorojnë, sepse siç thonë, nuk janë qëndrim i tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori