Instituti GAP publikoi sot raportin “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ndërsa u tha se gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdoj të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive.
Gjetjet e raportit u prezantuan në kuadër të diskutimit të Forumit të Platformës për Dialog Publiko-Privat të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI) mbi zhvillimin e fuqisë punëtore.
“Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, ndërkaq numri i shtetasve, shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona. Bilancit i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj që punësohen në Kosovë nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës”, thuhet tutje.
Sipas GAP-it, zgjidhja më e qëndrueshme për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë është rritja e përfshirjes në treg e personave që i takojnë moshës së punës, por që aktualisht nuk janë aktivë në treg (të cilët nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë).
“Kosova ka shkallën më të lartë të jo-aktivitetit në Ballkanin Perëndimor: nga rreth 1.1 milion persona në moshë pune, vetëm 461 mijë persona (43%) janë ekonomikisht aktivë, ndërsa 613 mijë persona (57%) janë jo-aktivë. Nga personat jo-aktivë, 66% janë gra dhe 34% janë burra, që nënkupton se veçmas pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës mbetet sfidë serioze.
GAP rekomandon që disa nga masat që duhen ndërmarrë për aktivizimin e fuqisë punëtore jo-aktive përfshijnë: trajnime të përshtatura me kërkesat reale të tregut të punës; politika që ndihmojnë gratë të hyjnë në tregun e punës; riorientim profesional për të rinjtë që nuk janë të angazhuar në arsim, punë apo trajnim (NEET); bashkëpunim i ngushtë mes arsimit dhe sektorit privat për përgatitje më të mirë profesionale; stimuj për punëdhënësit që punësojnë persona që kanë qenë jashtë tregut të punës për një kohë të gjatë; mbështetje për teknologjitë inovative dhe mbështetje për avancimin e shkathtësive në fushën e energjisë së pastër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

Projektet ekonomike që i dëmton moskonstituimi i Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar