LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, emigrantët rikthehen në vendet e punës pas festave me shijen e hidhur të çmimeve të shtrenjta në atdhe

Shqipëri, emigrantët rikthehen në vendet e punës pas festave me shijen e hidhur të çmimeve të shtrenjta në atdhe

Pasi kaluan festat e fundviti pranë familjarëve, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, kanë nisur të kthehen.

Në doganën e Kapshticës megjithë fluksin e lartë nuk janë shënuar radha alarmuese.

Ndërkohë, konstatimi i përbashkët i emigrantëve, kanë qenë çmimet e larta që këtë vit kanë gjetur në atdhe.

“Ishim gati 7 ditë, çmimet ishin shumë shtrenjtë, si ky vit s’kisha parë ndonjëherë kaq të shtrenjta gjërat,” tregon një emigrant për kamerën e Euronews Albania.

“Shumë shtrenjtë, në krahasim me më parë po, çmimet si në Greqi si në Shqipëri janë njësoj”, u shpreh një tjetër.

Për të tjerë trafiku me të cilin janë përballur rrugëve të atdheut ka lënë një shije jo të mirë.

Ndryshe nga herët e kaluara, fatmirësisht këtë herë emigrantët nuk janë duke u përballur me radhë të gjata.

Dogana e Kapshticës vijon normalisht punën me 3 sportele në dalje e 2 në hyrje të Shqipërisë.

Në datat 1-3 janar kane dalë nga Shqipëria 7169 shtetas ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës në drejtim të Maqedonisë së Veriut 5478 shtetas. Në total janë larguar 12647 shtetas nga vendi ynë.

Në Portin e Vlorës dhe në pikën e kalimit kufitar në Muriqan korrespondentët Ebrieta Maçaj dhe Teodor Gjerga raportuan fluks më të ulët se në vitet e tjera./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori