LAJMI I FUNDIT:

Emery lëvdon Neymarin pas deklasimit të Celticut

Emery lëvdon Neymarin pas deklasimit të Celticut

Kryetrajneri i PSG-së, Unai Emery, ka lëvduar Neymarin pas dygolëshit të tij ndaj Celticut në fitoren prej 7-1.

PSG pësoi gol në mënyrë shokuese pas 56 sekondave, por u rikthye fuqishëm për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 4-1.


Përderisa kontribuan të gjithë lojtarët në këtë triumf, ishte Emery ai që veçoi brazilianin.

“Ai është i jashtëzakonshëm. Ai dëshiron të luaj, të jetë prezent në fushë. Ai i bën të gjithë të përfitojnë nga talenti i tij”.

Të gjitha lajmet nga PSG
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

“Ne jemi të kënaqur. Nëse do të mund ta fshinim golin e Celticut, do të ishte edhe më mirë”.

“Janë ende edhe disa detaje që të përmirësohen, si humbjet e topit, pozicionimi, rikuperimi, vendosmëria në momente të caktuara dhe posedimi, por mendoj se ekipi bëri gjëra të mira”, u shpreh Emery.

PSG ka siguruar me fitore ndaj Celticut edhe pozitën e parë në grup dhe pavarësisht rezultatit në ndeshjen e fundit ndaj Bayernit, francezët do të kenë përparësinë e vendit të parë për fazën kualifikuese. /Telegrafi/