Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka emëruar në postin e drejtorit të Akreditimit në MTI, Ifran Lipovicën.
I njëjti është në mesin e të dyshuarve për rastin e rezervave shtetërore. Lidhur me këtë ka reaguar Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
IKD e cilëson shqetësues dhe të papranueshëm vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Irfan Lipovicës në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Lipovica është njëri ndër të dyshuarit për përfshirje në rastin e njohur si “rezervat shtetërore”, një nga aferat më serioze të dyshuara për keqpërdorim të parasë publike në vitin 2023. Duke pasur parasysh prezumimin e pafajësisë, duhet theksuar se promovimi i zyrtarëve të përfshirë në këtë rast është në kundërshtim me parimet e qeverisjes së mirë dhe nevojës për mbrojtje të kredibilitetit institucional”, thuhet në reagimin e IKD-së.
IKD tutje ka theksuar se në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, ku i dyshuar është edhe Lipovica, standardet e qeverisjes së mirë kërkojnë bashkëpunim të Ministrisë me institucionet e sistemit të drejtësisë.
“E përballë dyshimeve për korrupsion lidhur me rezervat shtetërore, ministrja e MINT, Rozeta Hajdari, nuk kishte bërë përpjekje për të bashkëpunuar me institucionet e sistemit të drejtësisë në drejtim të zbardhjes së rastit. Përkundrazi, pa asnjë bazë ligjore akuzoi Policinë për mënyrën e marrjes së provave. Sulmet kundër sistemit të drejtësisë për këtë rast vazhduan edhe nga Kryeministri, tash në detyrë, Albin Kurti.
Pa pritur verdiktin e organeve të sistemit të drejtësisë, ministrja Hajdari konstatoi qëndrimin e saj mbi pafajësinë e Lipovicës. Përpos mbrojtjes, Lipovica tani edhe u promovua, duke u përzgjedhur në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Akreditimit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet tutje në reagim.
IKD konsideron se ky vendim përbën shkelje të parimeve të qeverisjes së mirë dhe dërgon mesazh të gabuar për publikun, duke cenuar besimin në institucionet shtetërore dhe duke dëmtuar seriozisht standardet e qeverisjes së mirë dhe integritetit në shërbimin civil.
“Promovimi i Lipovicës vie pas shkarkimit të zyrtarit i cili kishte sinjalizuar keqpërdorimet në lidhje me rezervat shtetërore. Kjo situatë dërgon mesazhin e promovimit të personave të dyshuar për përfshirje në aferën e “rezervave shtetërore” dhe hakmarrjes së personave që kanë sinjalizuar për këtë rast.
Me qëllim të respektimit të parimeve të qeverisjes së mirë, IKD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë menjëherë këtë vendim dhe të vendosë standarde të qarta dhe të pakompromis për emërimet e larta, në mënyrë që këto emërime të reflektojnë parimet e qeverisjes së mirë dhe të ruajnë besimin e publikut në institucionet publike”, ka theksuar IKD. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Epokë e re bashkëpunimi: 40 kompani nga Bosnja vizitojnë Kosovën

Bëhu me pronë në bregdet

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar