LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i anëtarëve të bordeve, shteti i Maqedonisë pa procedurë të qartë

Emërimi i anëtarëve të bordeve, shteti i Maqedonisë pa procedurë të qartë

Asnjë ndërmarrje publike në vend nuk ka procedurë të qartë për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të drejtorëve dhe mbikëqyrësve. Gjetjet e raportit të fundit nga Qendra për Komunikime Qytetare tregojnë se nuk është e qartë se kush po propozon kandidatët. Sipas OJQ-ve është e qartë që këto lista bëhen në selitë e partive dhe kështu partizohet sektori publik. Këto institucione shihen si vende për të fituar një honorar plus ose për përfitime shtesë të kuadrove partiake.

“Për anëtar të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës i cili mund të vendos për kontrata milionëshe në situata të caktuara, nuk ekziston kurrfarë transparence dhe kurrfarë garancie se personat e duhur gjenden në vendet e duhura. Dhe kuptohet, kjo do të thotë se ka mungesë të mekanizmave kontrollues brenda në vet ndërmarrjet se vendimet janë sipas ligjit”, tha Sabina Fakiq, Qendra për komunikime civile.


Sektori joqeveritar propozon që të miratohen akte nënligjore me të cilat saktë do të definohet dhe rregullohet emërimi i anëtarëve të organeve drejtuese dhe mbikëqyrëse. Por, edhe ligji për ndërmarrje publike të saktësohet, që do të thotë fraza “profesionist të afirmuar nga fusha”, sepse ka raste kur udhëheqës të pompës së benzinës, mjeshtër të arit apo parukier të emërohen si anëtarë të këshillave drejtues në ndërmarrje shtetërore.

“Në Ligjet për Shoqëritë tregtare dhe të Ndërmarrjeve Publike duhet të bëhet një ndërhyrje e vogël ku do të theksohet se zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe Mbikëqyrësve është e rregulluar me akt nënligjor dhe atje të specifikohet një procedurë në përputhje me këtë kohë të tanishme, dhe që është të thuash shpallet Thirrje publike për anëtarët dhe njerëzit që janë të kualifikuar të aplikojnë dhe të bëhet një përzgjedhje e më të mirëve”, pohoi Sabina Fakiq, Qendra për komunikime civile.

Hulumtimet kanë treguar që shumica e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse marrin një honorar mujor, dhe një pjesë më e vogël marrin një mëditje pas çdo seance. Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të RTVM-së merr 27,000 denarë në muaj, ndërsa në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Hapësirave banesore dhe të biznesit marrin honorare më të larta se 20,000 denarë. Kryetari merr 24.000, pavarësisht nëse në muaj kanë pasur një dy ose asnjë seancë të vetme./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori