LAJMI I FUNDIT:

Emërimet partiake e familjare në borde, dëmtuan raportet me britanikët

Emërimet partiake e familjare në borde, dëmtuan raportet me britanikët

Partneriteti me Ambasadën e Britanisë së Madhe në vendin tonë, shpeshherë u dëmtua për shkak të emërimeve në baza partiake e familjare.

Në vitin 2019 ambasada britanike në Kosovë u tërhoq nga monitorimi i emërimeve publike në pozicione të larta.


Ambasada britanike kishte nënshkruar disa memorandume me institucionet e Kosovës për të mbikëqyrur emërimet në institucione të pavarura publike dhe agjenci të ndryshme, në mënyrë që të zgjedhën persona kompetentë.

Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Jeton Mehmeti thotë se ky projekt që kishte për qëllim të pengojë nepotizmin nuk ka shkuar mirë.

“Në 85 procese rekrutimi ku kanë marrë pjesë britanikët, del se as në gjysmën e tyre puna nuk ka shkuar siç është paraparë”, thotë për RTV Dukagjinin, Jeton Mehmeti.

Mehmeti thotë se u emëruan borde të ndikuara nga politika të cilat më pas zgjodhën menaxhmentet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike.

“Menaxhmentet e emëruara më pas kanë vazhduar me avazet e vjetra duke bërë punësime në baza partiake”, shtoi më tej Demi.

Naser Shamolli nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se mosrespektimi i memorandumeve me britanikët jep mesazh të keq nga shteti.

“Kjo jep një mesazh shumë të keq pasi që marrëveshjet mund të konsiderohen se janë lidhur mes dy shteteve”, shprehet Shamolli.

Pavarësisht këtyre gjërave britanikët kanë shprehur interesimin për të ndihmuar Kosovën edhe në tri vitet e ardhshme ku rreth 100 pozita të nivelit udhëheqës do të mbikëqyreshin nga ta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori