LAJMI I FUNDIT:

Embraer, kompania braziliane e aeroplanëve – planifikon ndërtimin e një fabrike të taksive fluturuese në Sao Paolo

Embraer, kompania braziliane e aeroplanëve – planifikon ndërtimin e një fabrike të taksive fluturuese në Sao Paolo

Prodhuesi brazilian i aeroplanëve, Embraer, thotë se një fabrikë e re për të prodhuar taksi fluturues elektrik do të ndërtohet në Sao Paol, për të cilat shpreson t’i ngrejë në qiell nga viti 2026.

Fluturakja, e cila do prodhohet nga nëndega e saj Eve, do t’i ngjasojnë një helikopteri të vogël me një hapësirë të mjaftueshme për 6 pasagjerë.


Parashikohet se një udhëtim do të kushtojë rreth 50 deri në 100 dollarë për person. Eve deklaron se deri më tani ka marrë porosi për afro 3,000 taksi ajrore, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Tutje kompania shpreson që të montojë një prototip këtë vit. Rregullatorët nga SHBA-ja së fundmi kanë lëshuar një afat kohor i cili i lejon që taksitë ajrore në atë vend të fluturojnë që nga viti 2025.

Fluturakja elektrike e cila në ajër ngrihet vertikalisht nuk do të ketë nevojë për pistë, por do të mund të udhëtojë në distanca të largëta sikurse një aeroplan, ndërsa motorët elektrikë do të reduktojnë zhurmën dhe ndotjen.

Është argumentuar se avioni mund të ndihmojë në reduktimin e bllokimit të trafikut në qytetet e mbushura me njerëz, pa qenë shumë i shtrenjtë për klientët. Ato janë parë edhe si një alternativë për transportin e mallrave.

Fabrika do të ndërtohet në qytetin Taubate rreth 140 kilometra nga Sao Paolo, kryeqytetit ekonomik të Brazilit. Sipas disa raportimeve, veturat e pasagjerëve të ngjashme me dronë fillimisht do të përdoren në flotat e taksive.

Fluturimet e para do të kenë një pilot, por një lansim i mëvonshëm i mjeteve të vetë-pilotuara është gjithashtu në planet e kompanisë. Veturat do të jenë 100 për qind elektrike, duke lejuar fluturime pa emetim. /Telegrafi/