Ky desert askënd nuk do ta lërë indiferent, ndërkaq përgatitja është më se e thjeshtë Nevojiten: ▪ 1 kg patate, ▪ 250 g gjalpë, ▪ 250 g sheqer pluhur, ▪ 2 qese sheqer vaniljeje, ▪ 10 copa galete, ▪ 250 g lajthia të bluara, ▪ 150 g çokollatë për zierje, ▪ 1–2 lugë rum, ▪ 1 qese krem. Përgatitja:

Patatet zieni, pasi të zihen shtypni dhe bëni pure. Lini të ftohen, por jo krejtësisht. Ndërkohë, tundni gjalpin e shkumëzuar me sheqer.


Galetat bluani, çokollatën grijeni në rende.

Në patate përzieni gjalpin e tundur me sheqer dhe shtoni galetat e bluara dhe rumin.

Masën ndajeni në dy pjesë. Në njërën pjesë shton lajthitë e bluara, ndërsa në të dytën çokollatën e grirë në rende.

Në kallëpin për tortë tëhollojeni pjesën e parë të çokollatës, pastaj pjesën me lajthi dhe sipër kremin. Qitni sipër çokollatën e grirë në rende.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.