LAJMI I FUNDIT:

Embargoja evropiane e naftës, Rusisë po i kushton 160 milionë euro në ditë

Embargoja evropiane e naftës, Rusisë po i kushton 160 milionë euro në ditë

Ndalesa e Bashkimit Evropian (BE) për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia vlerësohen t’i kushtojnë kësaj të fundit 160 milionë euro në ditë.

BE-ja ndaloi importet e naftës së papërpunuar ruse nga deti si dhe sigurimin dhe financimin e transportit të naftës ruse në vendet e treta, veçanërisht përmes rrugëve detare. Ndalimi hyri në fuqi më 5 dhjetor 2022.


Sipas Qendrës për Kërkime të Energjisë (CREA) zbuloi se të ardhurat e naftës së papërpunuar të Rusisë regjistruan rënie prej 32 për qind në dhjetor për shkak të ndalesës së importit të naftës së papërpunuar dhe kufirit të çmimit. Pasi Gjermania ndaloi importet e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba deri në fund të muajit të kaluar, kjo shkaktoi një rënie të mëtejshme me 5 për qind.

Druzhba është linja kryesore që transporton naftën ruse në Evropën Lindore, në Ukrainë, Bjellorusi, Poloni, Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani.

“Ndalesa e BE-së për naftën dhe kufiri i çmimit të naftës më në fund hynë në fuqi, kurse ndikimi është aq i rëndësishëm sa që pritej. Kjo tregon se ne kemi mjete për të ndihmuar Ukrainën që të mbizotërojë kundër agresionit të Rusisë. Thelbësore është të ulim kufirin e çmimit në një nivel që shkurton fitimet nga taksat e naftës për Kremlinin dhe kufizimin e importit të naftës dhe gazit të mbetur nga Rusia”, citohet të ketë thënë në studim Lauri Myllyvirta, analisti kryesor në CREA.

Meqenëse kufiri i çmimit prej 60 dollarë për fuçi është shumë më i lartë se kostot e prodhimit të Rusisë, ulja e tij në 25-35 dollarë për fuçi do të ulte të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës me të paktën 100 milionë euro në ditë. /Telegrafi/