LAJMI I FUNDIT:

Ema trondit mjekët australian: Një gungë iu shfaq papritur në ballin e saj dhe një mrekulli ndodhi të nesërmen në mëngjes

Ema trondit mjekët australian: Një gungë iu shfaq papritur në ballin e saj dhe një mrekulli ndodhi të nesërmen në mëngjes

Mjekët janë të habitur nga rasti i Emma McIntyre, të cilës i është shfaqur një gungë në ballë.

Nëna e katër fëmijëve nga Australia ndau përvojën e jashtëzakonshme në TikTok dhe videoja e saj është parë nga më shumë se 17 milionë njerëz. Ajo shpjegoi se si një mbrëmje vuri re një “gungë” në rritje dhe vendosi të shkonte në spital të nesërmen.


Kur u zgjua në mëngjes, ajo përjetoi një tronditje – gunga ishte zhdukur plotësisht! Pavarësisht kësaj, Ema shkoi te mjeku i përgjithshëm, transmeton Mirror.

@flexx_etStress or dying♬ original sound – Em

“Mjekët ishin të hutuar, nuk mund të përcaktonin se për çfarë bëhej fjalë. Më ekzaminuan dhe nuk gjetën asgjë”, shpjegoi ajo.

Më shumë se 6000 njerëz kanë komentuar në videon e Emës, ku shumica e këshilluan që të shkonte te mjeku.

“Thjesht ndjeva presion dhe do të thosha se gunga ishte sa një top golfi. Besoj se është për shkak të stresit. Burri im është i sëmurë, po ashtu edhe qeni. Veç kësaj ndjej presion financiar dhe koka ime nuk i duron të gjitha”, tha Ema.

Ajo shton se në lëkurë nuk ka gjurmë lëndimesh, kafshimesh, diçka të tillë… /Telegrafi/

@flexx_et Replying to @Schtix #cyst #pimple #bump #pop #whoknows #help #stress #stressed ♬ Untitled 13th – ezzwins