Elvis Pista, kryetari që do ta ringjall sportin e Rahovecit

Mu në drejtim të riaktivizimit të basketbollit për femra dhe meshkuj, të shtunën e kaluar është zgjedhur Këshilli Inicues, ku janë Elvis Pista, dhe ish-basketbollistët Jusuf Dërmala, Florim Haxhimeri dhe Hamëz Korenica. Lajmin e ka konfirmuar vetë Elvis Pista, i cili tha në vazhdim se të shtunën e ardhshme do të mbahet Kuvendi i KB Rahoveci, me fillim në ora 18:00, në shkollën e mesme “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec.
Me këtë rast, do të ftohen të gjithë ish-basketbollistët dhe sportdashësit, ndërkaq risia e posaçme do të jenë takime me profesorët e edukatës fizike, të cilët do të kenë detyrën e vetme t’i drejtojnë nxënësit dhe të rinjtë e talentuar drejt klubeve edhe të volejbollit, hendbollit dhe pingpongut, sporte këto që do të riaktivizohen shumë shpejt.
Sporti basketbollit ka qenë mjaft i suksesshëm në vitet e para të pasluftës, ku më 2004, basketbollistët rahovecas kanë luajtur edhe suplementaren për hyrje në elitën e basketbollit kosovar, ndërkaq skuadra e basketbollisteve ka luajtur në play-off. /Rahoveci24.com/




















































