LAJMI I FUNDIT:

Elvana Shala i bën thirrje Azerbajxhanit për njohjen e Kosovës

Elvana Shala i bën thirrje Azerbajxhanit për njohjen e Kosovës

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC) Elvana Shala, sot ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Diplomatëve që po zhvillon punimet në Baku të Azerbajxhanit

Në panelin me temën “Liria e shprehjes” fjalimin e saj e ka nisur me thirrjen për lirinë e lëvizjes edhe për qytetarët e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe Azerbajxhanit ta njoh shtetin e Kosovës dhe të krijojmë marrëdhënie njerëzore e diplomatike, në mënyrë që në këto konferenca të shihemi fizikisht e të krijojmë bashkëpunimet tona, pasi ishte pikërisht vonesa e vizës që sot pamundësoj pjesëmarrjen e saj fizike në Baku!


Tutje ajo ka thënë se si e lindur dhe e rritur në Kosovë, në një vend që ka qenë nën regjimin serb për dekada me radhë, shumë të drejta i kishim të kufizuara, dhe sot ndoshta më së miri e dimë rëndësinë e të qenit të lirë.

– Liria e shprehjes është themeli i vlerave të demokracisë në secilin shtet në botë, dhe në momentin që cenohet ajo, cenohet vet demokracia. Sepse nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë në asnjë shtet në botë nëse nuk ka liri të shprehjes.

Çdo herë kur mungon liria e shprehjes, mungon vetëdija e institucioneve dhe zyrtarëve shtetëror për kërkesat e qytetarëve të saj, çdo herë kur mungon liria e shprehjes mungon, vetëdija për ankesa ndaj padrejtësive, mungon vetëbesimi, dhe mungon mundësia për ndryshime pozitive. Dhe kur mungojnë të gjitha këto që përmenda më lartë, a mund të kolaudojmë që ka demokraci?! Natyrisht se jo! – shtoj tutje Shala.

Gjatë fjalimit të saj ajo ka nënvizuar se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë për luftën në mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së saj, për t’iu treguar se sa e rëndësishme është liria për një popull, deri në atë masë sa të zhvillojë edhe lufta mizore dhe të përballet me gjak me armikun e tij.

Në fund të diskutimit ajo ka folur edhe për rëndësinë e lirisë së mediave, duke bërë thirrje që bashkë të punojmë për lirinë, lirinë e shprehjes, lirinë e lëvizjes, lirinë për dashuri dhe çdo liri tjetër që është e garantuar nga me ligj.

Pjesë e konferencës ishin 62 diplomat, përfaqësues të vendeve të ndryshme nga mbarë bota, derisa Ambasadorja Shala përfaqësimin e zhvilloj nga Prishtina për shkak të vonesës së vizës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori