LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Njësia Speciale ”Tigrat” më kanë dhunuar (Video)

Elshani: Njësia Speciale ”Tigrat” më kanë dhunuar (Video)

Ka vazhduar sot seanca ndaj Grupit të Kumanovës, ku deri tani dëshminë e tij e ka dhënë Bajram Elshani, ndërkaq duhet të dëshmojë edhe Nexhbedin Lika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, Elshani në dëshminë e tij ka thënë se në Maqedoni ka hy natën mes një dhe dy majit, me ç’rast ka qëndruar në fshatin Bellanoc, tek vendi i njohur si pishat mbi fshatin Sllupçan, ndërsa më 3 maj është vendosur në lagjen e trimave. Elshani pranoi se më 9 maj ka qenë i veshur me uniformë dhe ka pasur një armë automatike të cilën e ka përdorur në vetëmbrojtje. Ai në dëshminë e tij tha se pas konsultave që i ka bërë Shefqet Hallaqi me OSBE-në kanë vendosur të dorëzohen.


Elshani më tej është shprehur se kushti i tyre për t’u dorëzuar ka qenë që të priten nga OSBE-ja dhe ndonjë polic shqiptar. Ai tha se pas dorëzimit është keqtrajtuar në mënyrë çnjerëzore, sipas tij tortura ka vazhduar edhe në stacionin policor por edhe rrugës për në gjykatë, duke theksuar se kanë qenë pjesëtarët e njësisë speciale “Tigrat” ata të cilët e kanë detyruar të zhvishet dhe më pas e kanë dhunuar.

Ndërkohë avokati Naser Raufi para gazetarëve tha se jo vetëm Bajram Elshani por të gjithë të akuzuarit që kanë dëshmuar deri tani janë ankuar se mbi ta është ushtruar dhunë e rëndë fizike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori