LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thuhet se merr ‘mikrodoza të ketaminës’ për të trajtuar depresionin dhe merr ‘doza të plota’ në festa

Elon Musk thuhet se merr ‘mikrodoza të ketaminës’ për të trajtuar depresionin dhe merr ‘doza të plota’ në festa

Elon Musk u ka thënë njerëzve se po merr doza të vogla të ketaminës për të trajtuar depresionin dhe është parë duke marrë atë edhe “në mënyrë rekreative”, sipas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi merr doza të plota të drogës në festa, duke cituar individë që kanë parë Musk të përdorë ketaminë, si dhe njerëz të tjerë me njohuri të drejtpërdrejta me këtë gjë.


Siç shkruan Business Insider, Musk nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Por, CEO i Tesla bëri një postim në Twitter për përdorimin e ketaminës për të trajtuar depresionin më pak se dy orë pas publikimit të raportit të The Journal.

“Depresioni është i mbidiagnostikuar në SHBA, por për disa njerëz është me të vërtetë një çështje e kimisë së trurit”, shkroi Musk në Twitter në orët e para të mëngjesit të së martës.

“Por ‘zombifikimi’ i njerëzve me SSRI sigurisht që ndodh shumë. Nga ajo që kam parë me miqtë, ketamina e marrë herë pas here është një alternativë më e mirë”.

Ketamina është një “drogë” që mund të ndikojë në shqisat vizuale dhe dëgjimore të një individi, si dhe të prodhojë “shkëputje nga realiteti”, sipas Fondacionit të Alkoolit dhe Drogës.

Ajo përdoret zakonisht në fushën mjekësore si një anestetik, por mund të përdoret gjithashtu në mënyrë të paligjshme nëpër festa.

Ajo mund të shitet si pluhur i bardhë, i tretur në lëng ose në formë pilule.

Përdorimi i ketaminës për trajtimin e depresionit është studiuar në disa prova klinike dhe mund të rezultojë të jetë “një kufi i ri” për trajtim.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk e ka aprovuar zyrtarisht ketaminën për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor, por për më shumë se një dekadë, disa profesionistë mjekësorë ua kanë përshkruar ilaçin disa pacientëve.

Mikrodozimi, praktika e marrjes së një sasie shumë të vogël të një droge, është bërë një praktikë e zakonshme në Silicon Valley, ku drejtuesit marrin sasi të vogla të barnave si LSD në një përpjekje për të rritur kreativitetin dhe fokusin e tyre.

Megjithatë, shumë psikedelikë janë të paligjshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori