LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se X (dikur Twitter) do të ofrojë mundësinë e thirrjeve audio dhe video – pa pasur nevojë për një numër telefoni

Elon Musk thotë se X (dikur Twitter) do të ofrojë mundësinë e thirrjeve audio dhe video – pa pasur nevojë për një numër telefoni

Elon Musk ka bërë të ditur të enjten se rrjeti i tij social X, i njohur më parë si Twitter, do t’u japë përdoruesve mundësinë për të bërë thirrje audio dhe video në platformë.

Musk, i cili ka një histori të bërjes së deklaratave në lidhje me veçoritë dhe politikat e ardhshme që nuk janë realizuar gjithmonë, nuk tha se kur funksionet do të jenë të disponueshme për përdoruesit, përcjell Telegrafi.


Musk shkroi në ish-Twitter se thirrjet zanore dhe video do të funksionojnë në pajisjet Apple dhe Android, si dhe në kompjuterë – “pa pasur nevojë për një numër telefoni”.

Platformat sociale rivale tashmë ofrojnë thirrje zanore dhe video.

Meta, e cila zotëron Facebook, WhatsApp dhe Instagram, prezantoi thirrjet zanore dhe video në Messenger në vitin 2015 ndërsa Snapchat i shtoi ato në vitin 2016.

X nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për më shumë detaje mbi veçoritë e reja ose kur ato do të jenë të disponueshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Lojëra
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori