LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk thotë se Truth Social i Donald Trump ‘aktualisht po mposht’ Twitter dhe TikTok – në grafikun e shkarkimeve të Apple App Store

Elon Musk thotë se Truth Social i Donald Trump ‘aktualisht po mposht’ Twitter dhe TikTok – në grafikun e shkarkimeve të Apple App Store

Elon Musk, pronari i ri i Twitter, theksoi se si Truth Social i Donald Trump aktualisht po e kalon Twitter-in në numrin e shkarkimeve të App Store.

Musk postoi një “screenshot” në Twitter të martën, duke vërejtur se “Truth Social aktualisht po mund Twitter dhe TikTok në Apple Store”, përcjell Telegrafi.


Renditja e App Store ndjek numrin e shkarkimeve dhe instalimeve.

Në kohën e shkrimit, Truth Social mbeti në vendin e parë në App Store, ndërsa Twitter ishte në vendin e dytë.

Megjithatë, Truth Social u publikua vetëm në shkurt, ndërsa Twitter lansoi aplikacionin e tij për iPhone më shumë se një dekadë më parë.

Twitter ka rreth 217 milionë përdorues aktivë ditorë, dhe në fillim të prillit u vlerësua se Truth Social kishte shumë më pak, me numrin e përdoruesve aktivë të tij në pak më shumë se gjysmë milion.

Ndërsa fillimisht u vlerësua një alternativë e “shprehjes së lirë” ndaj Twitter, Truth Social ka parë gjithashtu pjesën e saj të dobësive të tij.

Vetë Trump ka bërë vetëm një postim në Truth Social që nga fillimi i tij. Ish-Presidenti gjithashtu u përpoq të kujtonte emrin e platformës gjatë një mitingu në Ohio, duke e quajtur atë “Truth Central”.

Ndryshe, Musk tani zotëron Twitter pasi bordi i kompanisë pranoi ofertën e tij të blerjes prej 54.20 dollarë për aksion, ose 44 miliardë dollarë, të hënën pasdite. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori