LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk shet aksione të Tesla që kapin vlerën e 5 miliardë dollarëve

Elon Musk shet aksione të Tesla që kapin vlerën e 5 miliardë dollarëve

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka shitur rreth 5 miliardë të aksioneve të këtij prodhuesi të veturave elektrike.

Siç raporton BBC, këtë lëvizje vendosi ta bëjë një ditë pasi kishte pyetur në rrjetin social Twitter mbi 63 milionë ndjekës të tij – nëse duhet të shes 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla, transmeton Telegrafi.


Aksionet e kompanisë ranë për rreth 16 për qind gjatë dy ditëve të fundit, pasi që ka realizuar anketën në Twitter.

Kjo humbje e Teslas vjen pas disa ditëve me shumë paqartësi për prodhuesin e veturave elektrike.

Filloi të bie kur Musk pyeti ndjekësit e tij në Twitter gjatë vikendit nëse duhet të shet 10 për qind të aksioneve në kompani, ku si pasojë erdhi lajmi se vëllai i tij Kimbal shiti aksionet pak para se të votonin ndjekësit e Elonit.

Kujtojmë që Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i veturave në botë, e fondi i Musk shiti rreth 3.6 milionë aksione në Tesla, që kapin vlerën e 4 miliardë dollarë sikurse 934 mijë aksione për 1.1 miliardë. /Telegrafi/