LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk ndan një video që tregon ‘bishën’ Tesla Cybertruck

Elon Musk ndan një video që tregon ‘bishën’ Tesla Cybertruck

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve Tesla, Elon Musk ka ndarë një video të bishës Cybertruck, në llogarinë e tij në Twitter.

Përmes kësaj videoje, të xhiruar në selinë e inxhinierisë së Tesla-s, miliarderi demonstroi pjesën e përparme të automjetit.


Kamionçina Cybertruck ende nuk ka hyrë në prodhim megjithatë detaje të shumta janë raportuar për automjetin e shumëpritur.

Më herët është raportuar se kamionçina e shumëpritur tërësisht elektrike do të ketë kompjuterin e ri të kompanisë Hardware 4 Autopilot/Full Self-Driving.

Dalin pamje të Tesla Cybertruck, makina lëviz me sistemin e pezullimit ajror
Lexo po ashtu Dalin pamje të Tesla Cybertruck, makina lëviz me sistemin e pezullimit ajror

Së fundmi doli një video tjetër e një prototipi Cybertruck duke lëvizur me bazën lart të trupit të automjetit që demonstron se si do ta ketë sistemin e pezullimit ajror. /Telegrafi/