LAJMI I FUNDIT:

‘Elkos Group – ETC’ e Ramiz Kelmendit u dhuron nxënësve 460 laptopë në vlerë 100 mijë euro, për mësim online

‘Elkos Group – ETC’ e Ramiz Kelmendit u dhuron nxënësve 460 laptopë në vlerë 100 mijë euro, për mësim online

Biznesmeni i njohur kosovar, pronari i ‘Elkos Group – ETC’, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kompania e tij i i përgjigjet thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve online, duke ndarë Lap-top në vlerë mbi 100 mijë euro.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka firmosur donacionin për ndarjen e 460 lap-topëve të rinj me performancë të mjaftueshme dhe me vlerë financiare mbi 100 mije euro.  “Shpërndarja do bëhet përmes Komunave, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.


Postimi i plotë i Kelmendit:

“‘Elkos Group – ETC’ i përgjigjet thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve Online. Ndanë Llap-Top në vlerë mbi 100 mijë euro!

Të dashur miq, sapo firmosa donacionin për ndarjen e 460 Laptopë-ve të rinjë me performancë të mjaftueshme dhe me vlerë financiare mbi 100 mije euro. Shpërndarja do bëhet përmesë Komunave, në tërë territorin e Republikes së Kosovës.

Të nderuar Qytetarë, Grupi ‘Elkos-ETC’, si kompani me renome ndërkombëtare, rajonale dhe vendore u është mirënjohes për kontributin që ju po e bëni drejtpërdrejt duke blerë në objektet tona tregtare dhe me shumicë. Kjo na obligonë që me këto të mira financiare të krijuara, të kontribuojmë tek qytetarët me nevojë, e në veçanti në këtë kohë pandemie e edhe kur është nevoja për gjeneratat pasuese.

Grupi ‘Elkos –ETC’ ka bërë edhe donacione tjera për kohën e pandemisë dhe me këtë rast falënderojë stafin menaxhues punëtorët në industrinë prodhuese, industrinë e shitjes me shumicë dhe pakicë, ata të rrjetit tregtarë dhe industrinë e transportit Ndërkombëtarë dhe Vendorë”  (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/