LAJMI I FUNDIT:

Elizabeth Warren tërhiqet nga gara presidenciale pasi nuk fitoi asnjë shtet

Elizabeth Warren tërhiqet nga gara presidenciale pasi nuk fitoi asnjë shtet

Elizabeth Warren do të përfundojë fushatën e saj presidenciale të enjten pasi nuk arriti të fitojë asnjë shtet në garën e demokratëve – madje edhe të humbasë shtetin e saj në Massachusetts.

Senatorja do të informojë stafin e saj për planet e saj më vonë sot, raportoi The New York Times, transmeton Telegrafi.


Warren, e cila drejtoi fushën herët, pa që fama e saj ngadalë zbehej pasi Pete Buttigieg fitoi Iowa, Bernie Sanders mori New Hampshire dhe Joe Biden fitoi Karolinën e Jugut.

Biden tashmë ka nënshkruar marrëveshje që në garën presidenciale të demokratëve të përkrahet nga Buttigieg, Amy Klobuchar dhe Beto O’Rourke. /Telegrafi/