LAJMI I FUNDIT:

ElitaPlus – 20 vjet shërbime të specializuara në endokrinologji dhe mjekësi

ElitaPlus – 20 vjet shërbime të specializuara në endokrinologji dhe mjekësi

Qendra Endokrinologjike “ElitaPlus” po shënon 20-vjetorin e themelimit të saj më 3 mars 2023. Në këtë ditë të veçantë, është e rëndësishme të shohim në historinë e kësaj qendre të specializuar në trajtimin e sëmundjeve endokrinologjike dhe gjëndrës tiroide.

Qendra Endokrinologjike “ElitaPlus” u themelua në vitin 2003 nga doktori i njohur Erduan Sefedini, i cili pas përfundimit të specializimit të mjekësisë interne dhe përzgjedhjes së subspecializimit të Endokrinologjisë, filloi përgatitjet për realizimin e një ëndërre të kahmotshme për të patur një vend të përshtatshëm ku do të ofroheshin shërbime mjekësore të specializuara nga mjekësia interne, me idenë që një ditë të ketë focus në shërbime të Diabetologjisë dhe Endokrinologjisë.

Pas përgatitjeve më shumë se një vjecare, me 3 mars 2003 me pjesëmarrje të shumë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të asaj kohe, u bë hapja e klinikës dhe laboratorit që edhe sot me krenari mban emrin ElitaPlus. Shumë shpejt QDT ElitaPlus u bë një nga qendrat më të rëndësishme dhe të specializuara në trajtimin e sëmundjeve endokrinologjike në Kosovë. Ndërsa, laboratori i përgjithshëm dhe mikrobiologjik në kuadër të ElitaPlus është i njohur në të gjithë Kosovën për shërbimin cilësor dhe për ofrimin e analizave të nevojshme për pacientët.

ElitaPlus ka lëshuar më shumë se 1.5 milion raporte mjekësore për më shumë se 150,000 mijë pacientë që nga themelimi i saj në vitin 2003. Këto raporte mjekësore janë një tregues i rëndësishëm i punës së shkëlqyeshme dhe besueshme që kjo qendër ka bërë në fushën e trajtimit dhe kujdesit shëndetësor për pacientët e saj në Kosovë dhe në rajon.

Një prej elementeve kyçe të QDT ElitaPlus është ekipi i tyre i kualifikuar dhe professional me rreth 50 punëtorë, i cili është i përkushtuar për ofrimin e kujdesit të shëndetit më të mirë për pacientët e tyre. Kjo qendër ka një mjedis të këndshëm dhe miqësor, ku pacientët ndihen të rehatshëm dhe të sigurt. Kjo qendër ofron shërbime të ndryshme, si Endokrinologji, Gastroenterologji, Kardiologji, Reumatologji, Infektologji, Neurologji, Pediatri, Hematologji, Mikrobiologji dhe Laborator.

Me qëllim për të ofruar shërbime të përshtatshme për pacientët, në 1 mars 2023, Qendra Endokrinologjike “ElitaPlus” ka filluar ofrimin e një shërbimi të ri për kryerjen e analizave laboratorike në shtëpinë e pacientëve. Ky shërbim do të mundësojë që pacientët të kryejnë analiza të ndryshme laboratorike nga komoditeti i shtëpisë së tyre, duke caktuar terminin dhe duke pritur që një teknik laboratori nga ElitaPlus të vijë në shtëpinë e tyre për të marrë mostrat për analizat e kërkuara.

Gjithashtu, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, Qendra Endokrinologjike “ElitaPlus” do të ofrojë 50% zbritje në të gjitha analizat si shenjë e falënderimit për pacientët dhe bashkëpunëtorët e tyre për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë kësaj qendre në këto dy dekada.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori