Prezantuesja fantastike italiane ishte e ftuar në emisionin Access Hollywood të enjtën, ndërsa ishte çuditur kur u pyet për tatuazhin e saj.

Billy Bush, nikoqiri i emisionit, në pyetjen e tij për tatuazhin në krahun e bukuroshes, mori përgjigja nga italiania se është thjeshtë një tufë trëndafilash të kuq, ndërsa pas insistimit vërejti se është e shkruar nën tatuazhin e ri fjala “E-M-in-em”.


“Në rregull, isha vetëm 21 vjeçare dhe doja të bëja një tatuazh të njëjtë sikur këngëtari, sepse jeni paksa të çmendur në moshën 21 vjeçare, por e mbulova atë”, tha Canalis. /Telegrafi/