LAJMI I FUNDIT:

Eliminoni djegësirën nga rrepani: truk i thjeshtë i cili gjithmonë ka sukses!

Eliminoni djegësirën nga rrepani: truk i thjeshtë i cili gjithmonë ka sukses!
LOS ANGELES, CALIFORNIA, UNITED STATES - October 8, 2016: Stephanie, Food Stylist (LA076). ( Photo by Philip Cheung )

Janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, ndërsa duken shkëlqyeshëm në çdo gjellë. Mirëpo derisa i blejmë nuk mundemi të dimë a janë djegës apo jo.

Nëse nuk jeni adhurues i ushqimit djegës dhe rrepanët djegës nuk ju përshtaten, mund të eliminoni djegësirën e tyre shumë lehtë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse e tërë djegësira qëndron në lëvoren e rrepanit, shumë lehtë mund ta eliminoni. Kur e qëroni, edhe djegësira do të zhduket.

Ç’është e vërteta, rrepanët do të jenë krejtësisht të bardhë, por pa djegësirë. Atëherë janë të shkëlqyeshëm edhe për anëtarët më të rinj të familjes të cilët preferojnë ushqim të butë, por edhe për të gjithë të tjerët të cilëve u përshtatet shija neutrale.

Si t’i zgjidhni rrepanët e mirë?

Me rastin e blerjes, shikoni që fletët të jenë të freskëta dhe të gjelbra dhe rrënjët të duken të freskëta. Kushtoni kujdes edhe madhësisë. Rrepanët e mëdhenj mund të jenë bajat dhe me vrima.

Me rastin e verifikimit se a janë të freskët, shtypni pak. Nëse janë të butë, me siguri janë bajat.

Kur t’i blini, pritjani fletët, sepse ato nxisin krijimin e lagështisë për ç’shkak vlerat nutritive të rrepanit zvogëlohen.

Lani me brushë nën vrushkull uji në mënyrë që t’i eliminoni tërë papastërtitë.

Në frigorifer mund të qëndrojnë pesë deri në shtatë ditë.

Rekomandohet që t’i mbështillni me letër të lagësht kuzhine dhe t’i vendosni në qese plastike.

Mirëpo, mos i mbyllni krejtësisht, në mënyrë që të qëndrojnë të hidratuar, kërcëllues dhe të freskët më gjatë, sepse shpejt thahen kur ia pritni fletët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori