Ne jetojmë në një botë që ka një ton rreziqesh për shëndetin tonë.

Kudo që shkoni ka toksina të cilat mund t’ju sëmurin, transmeton Telegrafi.

Trupi ka një mënyrë interesante se si i lufton këto probleme.

Ai krijon mukus në mënyrë që sistemi i imunitetit të mos e ketë problem luftimin e këtyre toksinave.

Siç edhe mund ta kuptoni, trupi e mbron veten në mënyrë natyrale.

Yndyra përmban toksina të cilat trupi i ka akumuluar, prandaj ju duhet ta eliminoni dhjamin e tepërt jo vetëm për t’u dukur mirë, por edhe për të qenë më të shëndetshëm.

Ka shumë strategji të ndryshme të humbjes së peshës që mund t’i ndiqni – stërvitjet dhe ushqimi i shëndetshëm janë në mesin e atyre mënyrave, por edhe detoksikimi nuk duhet të lihet anash.

Esenca e detoksikimit të trupit

Kur trupi lufton të humb peshë, ju ndiheni të lodhur, keni mos tolerancë ushqimi, sistemi i imunitetit nuk funksionon mirë dhe kjo mund të ketë të bëjë me sasinë e madhe të toksinave në trup.

Mënyra më e mirë për t’i larguar ato është përmes procesit të detoksikimit. Kështu ju i eliminoni këto probleme dhe jeni më të aftë ta humbni peshën më shpejt.

Por, si duhet ta detoksikoni trupin? Ka shumë mënyra, megjithatë një prej më të lehtave është përmes konsumimit të eliksirit të mëngjesit me limon.

Kjo pije e cila bëhet shumë thjeshtë ka vetëm pak përbërës – të cilët me shumë gjasë i keni në shtëpinë tuaj.

• Një gotë ujë – duhet të jetë me temperaturë të dhomës
• Një lugë çaji uthull molle
• Prejeni një limon dhe shtrydheni limonin
• Një lugë çaji mjaltë
• Gjysmë inçi xhenxhefil i freskët

Posa t’i kombinoni të gjithë përbërësit e listuar, ju duhet të siguroheni se kombinimin e pini në mëngjes kur e keni stomakun bosh.

Kjo nënkupton se duhet ta konsumoni posa të zgjoheni dhe para se ta hani mëngjesin, para se ta pini kafenë, etj. /Telegrafi/