Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Elijonës dhe Klodit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas diskutimeve të tyre të fundit, Elijona vazhdoi t’i qëndronte afër Klodit, duke i shkuar shpesh te shtrati dhe duke insistuar për bisedë.


Klodi, i cili dukej se dëshironte pak qetësi, në një moment vendosi të ndërronte shtratin, në përpjekje për t’u distancuar nga situata.

BBVk/Instagram

Megjithatë, Elijona nuk u tërhoq dhe e ndoqi përsëri, duke iu afruar edhe në shtratin e ri. Në një moment, Klodi mori një shishe me ujë dhe e lagur pak Elijonën, si një reagim spontan ndaj insistimit të saj.

Situata ndërroi kur Elijona, në formë shakaje, mori një shishe të madhe me ujë dhe ia hodhi Klodit, duke e lagur dukshëm.

Teksa Klodi përpiqej të largohej, Elijona e ndoqi nga pas dhe momenti përfundoi me të dy të lagur, duke krijuar një skenë që u interpretua nga publiku si përzierje mes tensionit, humorit dhe afërsisë mes tyre.

Ky episod ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët po komentojnë dinamikën e marrëdhënies mes Elijonës dhe Klodit, duke e parë si një tjetër moment që tregon kompleksitetin e raporteve mes banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/