Elijona ka një kërkesë për produksionin pas dasmës me Klodin

Në spektaklin e të hënës banorët kanë ndarë emocionet e tyre për dasmën e Big Brother VIP Kosova, ku u martuan për lojë Klodi dhe Elijona.
Ata janë pyetur për ceremoninë dhe se si janë ndjerë në ato momente, ndonëse edhe u realizua në një ambient tjetër.
Klodiani nga ana tjetër u shpreh se nuk i ka rënë akoma pishman dhe se po e shijon muajin e mjaltit.

"Si kam rënë akoma pishman", tha ai.
Elijona në anën tjetër pati një kërkesë në lidhje me dasmën, edhe pse me shaka.
"Jam duke u ndjerë shumë mirë, faleminderit publikut që na kanë zgjedhur. Dasma ka qenë shumë e mirë. A bën një CD t'i shikojmë kur të dalim me mysafirë", tha ajo.
Pas dasmës pati debate të shumta ndërmjet banorëve për lojën e tyre brenda. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com



























































