Këngëtarja e njohur Eli Fara shumë shpejt do të sjell për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

Këtë herë, këngëtarja do të sjell një ripërpunim të këngës së njohur popullore "Molla në bahçe".


Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, ndërsa Eli ka ndarë me fansat e saj në Instagram, disa nga prapasenat e xhirimeve.

E veshur me një fustan akuamari dhe një kurorë me gurë në kokë, Eli Fara dukej vërtet joshëse dhe plot elegancë.

Ajo shquhet për paraqitjet e saj dinjitoze, dhe duket se edhe këtë radhë, ajo nuk do të zhgënjejë publikun me prezantimin në klipin e saj të ri që vjen së shpejti. /Telegrafi/

eli1

eli2