LAJMI I FUNDIT:

Elementi ordiner e donte shumë shokun Enver

Elementi ordiner e donte shumë shokun Enver

Nga: Kastriot Dervishi

Elementi ordiner gjithnjë ka ndjerë dashuri për figurën e Enver Hoxhës.


Nxënësit e Shkollës së Riedukimit të të Miturve në Lezhë, në shkurtin e vitit 1991, ndërsa pjesa e arsimuar kërkonte heqjen e emrit të diktatorit nga universiteti e për këtë qëllim ishte në grevë urie, pjesa ordinere, pra fëmijët me sjellje rrugaçërore, të sistemuar në një shkollë, kërkonin po me grevë urie që përmendorja e Enver Hoxhës të vendosej ku ishte.

Njoftimi zyrtar: “Më datën 25.2.1991, 87 nxënës të Shkollës së Riedukimit të të Miturve, që nga darka e datës 24.2.1991, kanë shpallur grevën e urisë në shenjë revolte për heqjen e përmendores së Enver Hoxhës. Kanë bërë betim që nuk do të hanë deri sa të vendoset përmendorja”. /Telegrafi/