LAJMI I FUNDIT:

Elefanti shtyp për vdekje kujdestarin e vetë në prezencë të turistëve, në një kopsht zoologjik në Kinë

Elefanti shtyp për vdekje kujdestarin e vetë në prezencë të turistëve, në një kopsht zoologjik në Kinë

Një elefant ka shtypur për vdekje burrin që kujdesej për të, dhe atë në prezencë të vizitorëve në një kopsht zoologjik në pjesën jugore të Kinës.

Kjo kafshë dytonëshe shtypi burrin dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra në Changsha në provincën Hunan, transmeton Telegrafi.


Sulmi ka ndodhur pak momente para spektaklit që pritej të jepej në një cirk, ndërsa sulmi është filmuar nga turistët që po prisnin të shohin  “performancën”.

Pesë punonjës tjetër të kopshtit zoologjik janë munduar ta qetësojnë elefantin, derisa disa persona tjerë dërguan me urgjencë në spital kolegun e tyre. Për fat të keq, ai atje është shpallur i vdekur nga mjekët kujdestarë. /Telegrafi/