LAJMI I FUNDIT:

Elefanti ‘shfrytëzues’ ulet në shpinën e shokut të shtrirë (Foto)

Elefanti ‘shfrytëzues’ ulet në shpinën e shokut të shtrirë (Foto)

Ky është momenti i çuditshëm, kur një elefant i vogël e ka shfrytëzuar shokun që flinte, si një ulëse për të pushuar.

Turistët e kanë fotografuar momentin kur kafsha e re në moshë, ka ndaluar në këtë formë në Parkun Nacional Serengeti në Tanzani.


Me gjithë peshën e tij, elefanti që ishte i shtrirë nuk e ka ndjek se i është ulur dikush sipër, transmeton Telegrafi. Më pas, ai e ka qëlluar me hundë shokun e tij që flinte, derisa e ka zgjuar.

“Në fillim dukej se është i sëmurë dhe nuk po ndjehet mirë. Por, sapo u zgjua filloi të hante barë dhe gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Julie Lindenmayer, e cila fotografoi momentin teksa po vizitonte parkun. /Telegrafi/

Elefanti shfrytezues ulet ne shpinen e shokut te shtrire foto 2

Elefanti shfrytezues ulet ne shpinen e shokut te shtrire foto 3

Elefanti shfrytezues ulet ne shpinen e shokut te shtrire foto 4