LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. 37-vjeçari Ramis Mici ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, po 37-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” dhe ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. Pasi kreu krimin Ramis Mici është arratisur.


Shërbimet e  Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Tv Klan