LAJMI I FUNDIT:

El Nino mund të shkaktojë një tjetër vit të ngrohtë rekord

El Nino mund të shkaktojë një tjetër vit të ngrohtë rekord

Sipas ekspertëve amerikanë, viti 2011 do të jetë viti më i nxehtë për shkak të El Ninos.

El Nino është një fenomen klimatik që përsëritet në mënyrë periodike në Oqeanin Paqësor.

Përveç ngrohjes së përgjithshme që vjen si pasojë e emetimit në atmosferë të gazrave dhe që shkaktojnë atë që është quajtur "efekti serrë", edhe fenomeni El Nino, i cili ngroh sipërfaqen e Oqeanit Paqësor, mund të ketë një ndikim edhe më të shpejtë, por edhe më të madh, transmeton Ikub.

Në këtë përfundim ka arritur profesori Phil Jones i Njësisë për hulumtime klimatike të University of East Anglia.

Deri më sot, vitet 2010 dhe 2005, kanë qenë vitet më të nxehta që nga viti i largët 1880, vit prej nga kanë filluar të ruhen të dhëna të besueshme. /Telegrafi/